
SHBA godet 70 objektiva të ISIS-it në Siri
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se ka goditur më shumë se 70 objektiva në sulmet e saj kundër ISIS-it në Siri.
“Forcat amerikane goditën më shumë se 70 objektiva në vende të shumta në Sirinë qendrore me avionë luftarakë, helikopterë sulmi dhe artileri”, theksoi ajo.
Forcat e Armatosura të Jordanisë gjithashtu ofruan mbështetje me avionë luftarakë”, thuhet në një postim në X nga Admirali Brad Cooper, komandant i CENTCOM.
“Ne do të vazhdojmë të ndjekim pa pushim terroristët që kërkojnë të dëmtojnë amerikanët dhe partnerët tanë në rajon”, theksohet në të, raporton ATSH.


