Selimi: Kërcënimi me bombë në Kuvend s’duhet të shihet rast i izoluar, vie në një kohë kur ka tensione gjithandej

Selimi: Kërcënimi me bombë në Kuvend s’duhet të shihet rast i izoluar, vie në një kohë kur ka tensione gjithandej

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, thotë se kërcënimi i sotëm me bombë në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk duhet të shihet si një rast i izoluar.

Ajo thotë se ky kërcënim vie në një kohë të acaruar e të tensionuar gjithandej, shkruan Reporteri.net.

Postimi i saj i plotë:

Kërcënimi i fundit me bombë në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk duhet të shihet si një rast i izoluar. Ky kërcënim vie në një kohë të acaruar e të tensionuar gjithandej. Institucionet tona janë në shënjestër jo vetëm nga individ apo mbetje të strukturave ilegale brenda vendit që nuk e duan stabilitetin institucional, por edhe nga një strategji më e gjerë e Serbisë për të mbajtur Kosovën në krizë të vazhdueshme.

Serbia vazhdimisht ushtron presion politik, diplomatik dhe psikologjik mbi Kosovën, përfshirë përpjekjet për destabilizim përmes propagandës dhe kërcënimeve hibride.

Share This