
Rubio pas takimit me Gjuriqin: SHBA kërkon qetësim të tensioneve në Kosovë dhe Bosnje
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, për të diskutuar raportet bilaterale dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.
Sipas Departamentit të Shtetit, Rubio theksoi nevojën urgjente për qetësim të situatës në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë, duke nënvizuar angazhimin e SHBA-së për stabilitet dhe paqe në rajon.
Takimi u zhvillua në kuadër të dialogut strategjik SHBA-Serbi, ku u trajtuan edhe çështje që lidhen me reformat demokratike dhe bashkëpunimin ekonomik.


