
Zyrtare: Thomas Muller transferohet në MLS
Pas një karriere të lavdishme me Bayern Munich, Thomas Müller i bashkohet zyrtarisht skuadrës kanadeze Vancouver Ëhitecaps në Major League Soccer.
Klubi njoftoi të mërkurën se legjenda gjermane ka nënshkruar për pjesën e mbetur të sezonit 2025, me një opsion për ta zgjatur edhe në vitin 2026.
Muller do të zërë një vend në listën ndërkombëtare të ekipit dhe pritet të regjistrohet zyrtarisht pas përfundimit të procedurave administrative (ITC, vizë dhe leje pune).
Ky është një kapitull i ri emocionues në karrierën e njërit prej futbollistëve më të dekoruar të epokës moderne.


