Roma nis negociatat me Wolves për Fabio Silvën

Roma nis negociatat me Wolves për Fabio Silvën

AS Roma ka nisur zyrtarisht bisedimet me Wolves për transferimin e sulmuesit të ri portugez, Fabio Silva, transmeton Rekordi.net.

Sipas “Il Corriere dello Sport”, drejtori sportiv i Romës, Ricky Massara, tashmë është takuar me përfaqësuesit e lojtarit, i cili sezonin e kaluar ishte i huazuar te Las Palmas në La Liga.

Silva, 22-vjeçar dhe pjesë e përfaqësueses U21 të Portugalisë, është në vitin e fundit të kontratës me klubin anglez dhe mund të largohet nga Molineux gjatë kësaj vere për një shumë prej rreth 15 milionë eurosh.

Wolves janë të gatshëm ta shesin lojtarin, ndërsa Roma po përgatit një ofertë konkrete për transferimin e tij të përhershëm në “Olimpico”.

Ky lëvizje vjen në kohën kur skuadra italiane po kërkon të përforcojë repartin ofensiv në prag të sezonit të ri, dhe Silva shihet si një opsion premtues për të ardhmen.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse dy klubet do të arrijnë marrëveshje për finalizimin e transferimit. /Rekordi.net

Share This