Shorti i Ligës së Kombeve: Italia në ‘grupin e ferrit’

Shorti i Ligës së Kombeve: Italia në ‘grupin e ferrit’

Shorti i Ligës së Kombeve për sezonin 2026/27 ka rezervuar sfida të vështira për Italinë.

Në Grupin 1 të Ligës A, “të kaltërit” do të përballen me Francën, Belgjikën dhe Turqinë – një short që konsiderohet i pafat, pasi Italia tërhoqi kundërshtarin më të fortë nga çdo vazo, përveç Vazos 3, ku mori Belgjikën në vend të Anglisë.

Vetëm dy ekipet e para nga secili grup të Ligës A do të sigurojnë një vend në çerekfinale.

Grupi 2 i Ligës A do të sjellë një tjetër përballje të madhe: Gjermania dhe Holanda do të jenë bashkë me Serbinë dhe Greqinë.

Në Grupin 3, Spanja dhe Anglia do të kërkojnë vendin e parë në një grup që përfshin gjithashtu Kroacinë dhe Republikën Çeke.

Ndërsa Grupi 4 do të përbëhet nga Portugalia, Danimarka, Uellsi dhe Norvegjia, duke ofruar gjithashtu sfida interesante dhe të forta për secilën skuadër.

Grupet e Ligës A për sezonin 2026/27:

A1: Francë, Itali, Belgjikë, Turqi

A2: Gjermani, Holandë, Serbi, Greqi

A3: Spanjë, Kroaci, Angli, Republika Çeke

A4: Portugali, Danimarkë, Norvegjia, Uellsi

Share This