
Java nis me diell, temperaturat bien deri në 2°C
Java në Kosovë nisë me mot kryesisht të qëndrueshëm, me intervale me diell dhe vranësira, ndërsa nga e marta pritet rënie e ndjeshme e temperaturave.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të0 Kosovës (IHMK), sot moti do të jetë me diell dhe vranësira, të cilat në disa zona mund të sjellin reshje të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 12°C, ndërsa maksimalet nga 22 deri në 26°C.
Të martën do të ketë diell dhe vranësira të shpërndara, me mundësi për reshje të dobëta shiu në disa vende.
Temperaturat do të zbresin, me minimale nga 6 deri në 10°C dhe maksimale nga 17 deri në 20°C.
Të mërkurën moti do të jetë me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht mund të ketë reshje të dobëta.
Temperaturat minimale pritet të jenë nga 3 deri në 7°C, ndërsa maksimalet nga 15 deri në 19°C.
Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 6°C, ndërsa maksimalet nga 18 deri në 22°C.
Java do të përfundojë të premten me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat gjatë ditës në disa zona mund të shoqërohen me reshje të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5°C, ndërsa maksimalet nga 20 deri në 24°C.
IHMK njofton se kushtet biometeorologjike gjatë javës do të jenë përgjithësisht të përshtatshme. Megjithatë, të martën dhe të mërkurën, për shkak të uljes së temperaturave, sidomos gjatë mëngjesit mund të ndihet freski më e theksuar.
Në mëngjeset e së mërkurës, së enjtes dhe së premtes, temperaturat e ulëta mund të ndikojnë te personat më të ndjeshëm ndaj të ftohtit.

