
Riola Xhemaili: Një ëndërr e bërë realitet
Riola Xhemaili ishte protagoniste absolute në ndeshjen dramatike mes Zvicrës dhe Finlandës, duke i dhënë kualifikimin historik helvetëve për në çerekfinalet e Euro 2025 për femra.
E aktivizuar në minutën e 81-të, mesfushorja shqiptare shënoi golin e barazimit në minutën e 92-të, duke e çuar ndeshjen në 1-1 dhe duke i siguruar Zvicrës vendin e dytë në Grupin A.
“Ishte e pabesueshme, si një ëndërr e bërë realitet. Është emocioni më i madh që kam përjetuar në jetë,” – u shpreh Xhemaili, që luan në Holandë me PSV Eindhoven.
Zvicra kualifikohet për herë të parë në histori në fazën çerekfinale, ndërsa në krye të grupit doli Norvegjia me 9 pikë.
Në çerekfinale, Zvicra pritet të përballet me kampionen e botës, Spanjën.


