
Reuters: Karakasi dhe Uashingtoni në bisedime për të eksportuar naftë venezueliane në SHBA
Zyrtarë nga Venezuela dhe Shtetet e Bashkuara po diskutojnë mundësinë e eksportit të naftës bruto venezueliane drejt SHBA-së, sipas pesë burimeve qeveritare, industriale dhe të transportit që folën për Reuters të martën.
Rafinieritë amerikane përgjatë bregut të Gjirit mund të përpunojnë naftën bruto venezueliane dhe e kanë importuar më parë, para se SHBA të vendosë sanksione ndaj Venezuelës, transmeton Panorama.


