Rahoveci fundos Vëllaznimin

Rahoveci fundos Vëllaznimin

Në një përballje tejet dramatike të zhvilluar në Gjakovë, Rahoveci 029 ka arritur një fitore të rëndësishme si mysafir, duke mposhtur Vëllaznimi me rezultat 67:63.

Ndeshja ishte e luftuar deri në sekondat e fundit, me vendasit që tentuan rikthimin në disa momente vendimtare.

Megjithatë, gjakovarët nuk arritën të konkretizonin aksionet në çastet kyçe, duke u treguar të pasaktë në finalizim.

Në anën tjetër, Rahoveci shfrytëzoi më mirë mundësitë dhe ruajti epërsinë në momentet vendimtare, për të dalë në fund me një fitore të vlefshme.

Kjo humbje e lë Vëllaznimi në fund të tabelës, ndërsa Rahoveci merr frymë më lirshëm dhe forcon pozitat e tij në renditje.

Share This