
Trepça nuk ndalet, fitore bindëse ndaj Borës
Trepça ka vazhduar formën e shkëlqyer në elitën e basketbollit kosovar, duke regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat.
Kampionët në fuqi triumfuan bindshëm ndaj Borës me rezultat 79:64, në një ndeshje ku dominuan në pjesën më të madhe të takimit, sfidë kjo e luajtur në kuadër të xhiros së 26-të.
Skuadra nga Mitrovica tregoi epërsi të qartë në të dyja anët e parketit, duke kontrolluar ritmin dhe duke mos i lënë shumë hapësira kundërshtarit për rikthim në lojë.
Me këtë fitore, Trepça vazhdon serinë pozitive dhe tashmë mitrovicasit kanë ‘blinduar’ kreun e tabelës, ndërsa Bora mbetet në kërkim të rezultateve më të mira në vazhdim të sezonit.


