Ragip Xhaka nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, mësoni arsyen

Ragip Xhaka nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, mësoni arsyen

Ragip Xhaka, babai i futbollistit të njohur të Kombëtares së Zvicrës dhe kapitenit të Sunderlandit, Granit Xhaka, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e garës për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë.

Përmes një njoftimi publik, Xhaka ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Partisë Demokratike të Kosovës për mbështetjen dhe besimin që i është dhënë ndër vite, duke veçuar ish-kryetarin Memli Krasniqi dhe kryetarin aktual Bedri Hamza.

“Pas një vlerësimi të kujdesshëm dhe për shkak të obligimeve familjare, profesionale dhe angazhimeve në Zvicër, kam vendosur që këtë herë të mos marr pjesë në garë,” ka deklaruar ai.

Ragip Xhaka kishte tentuar të siguronte një mandat deputeti edhe në zgjedhjet e kaluara, por nuk kishte arritur të merrte votat e nevojshme për të hyrë në Kuvend.

Ai falënderoi të gjithë qytetarët që e kanë votuar në të kaluarën, duke theksuar se mbështetja prej mbi 18 mijë votash mbetet një përgjegjësi dhe një mirënjohje që do ta mbajë me krenari.

Share This