
Qeveria nesër ndanë pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga shteti
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për dhënien e pagës së 13-të për të gjithë punonjësit që marrin pagë nga buxheti i Republikës.
Kryeministri, Albin Kurti tha se ky vendim është një shprehje konkrete e mirënjohjes për kontributin e tyre në funksionimin e institucioneve dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
“Siç kemi premtuar po e realizojmë këtë zotim duke dëshmuar që përgjegjësia ndaj punëtorëve përkthehet në verime konkrete. Pagesa e 13-të synon të mbështesë mirëqenien e familjeve të tyre dhe të lehtësojë barrën financiare. Njëkohësisht ky hap kontribuon në rritjen e motivimit dhe dinjitetin në shërbimin publik. Vendimi është marrë duke ruajtur qëndrueshmërinë fiskale dhe menaxhimin e përgjegjshëm të buxhetit të shtetit. Qeveria mbetet përkushtuar të vazhdojë me politika që e focojnë administratën publike dhe mbështesin ata që i shërbejnë qytetarëve çdo ditë me punë”, tha Kurti.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë sqarimeve të tij, tha se që tashmë kanë 12 muaj të plotë në sektorin publik, marrin pagën e 13-të të plotë.
“E cila e është e barabartë kur llogaritet me vlerën e koeficientit, shumëzuar me njësinë e koeficienteve që ka pozita përkatëse për personin i cili është në listën e pagave në muajin mard, pra në këtë muaj. Por, kemi hasur edhe në raste kur ka ta zëmë situata që nuk i kanë përmbushur të gjithë 12 muajt. Për të qenë sa më korrekt, jemi dakorduar me Thesarin dhe kemi siguruar edhe fonde të mjaftueshme që për këta persona që nuk i kanë të përmbushur 12 muaj të plotë, të jepet paga e pjesshme. Pra, për aq muaj sa kanë qenë të angazhuar këta muajt e fundit, në 12 muajt e fundit, proporcionalisht u takon edhe një pjesë e pagës së 13-të. Ngjashëm veprohet edhe e ata që punojnë me orar të shkurtuar, jo me orar të plotë”, sqaroi ministri i Financave, Hekuran Murati.
Ai tha se janë përkujdesur që lehonat te cilat janë në pushim të lehonisë, apo kanë qenë në pushim të kehonisë gjatë kësaj periudhe 12 mujore. “Të njihen sikurse në muajt që të kenë punuar me orar të plotë në mënyrë që të mos kalojnë tek paga e pjesshme, por të marrin pagën e plotë”, tha Murati.
Ai tha se, është paraparë që personat që figurojnë që janë të suspenduar në këtë muaj apo që kanë qenë të suspenduar më herët të mos përfshihen në listën e pagës së 13-të.
Njëkohësisht, tha se vendimi parasheh që pavarësisht funksioneve apo pozitave shtesë që mund të ketë një person, paga e 13-të jepet vetëm një herë. “Sipas këtij vendimi, dhe do të merret paga më e favorshme në muajin përkatës përgjatë llogaritjes”, tha Murati.
Ndërkohë, në konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri është pyetur nëse është menduar gjetja e një modaliteti për përfshirjen e punëtorëve të RTK-së për pagën e 13-të. Ai tha se këto janë kufizime ligjore të cilat duhet t’i respektojnë.
“Bëhet fjalë për shërbyesit publik në administratën shtetërore. E dimë që ka edhe organizata të tjera buxhetore të sektorit publik, por nuk janë të administratës shtetërore, të tilla janë edhe ndërmarrjet publike dhe në këtë aspekt ne nuk mund ta bëjmë ndryshimin. Tash kjo nuk do të thotë që unë po i ftoj njerëzit të vijnë të punojnë në qeverise do ta kenë pagën e 13-të, por kjo tregon përkushtimin tonë se jemi të interesuar që ata që i shpërbejnë qytetarëve ta kenë mbështetjen e shtetit”.
Shefi i Qeverisë tha se kjo ka të bëjë me standardin e ri kanë vendosur, derisa tha se këtë standard mund ta ndjekim edhe institucione të tjera.
“Ky standard do të mund të ndiqet edhe nga institucione e organizata e tjera, sepse Qeveria nuk është shteti, Qeveria është e shtetit. Shteti është shumë më i madh se Qeveria, dhe prandaj kemi aq shumë organizata të ndryshme të cilat i raportojnë drejtpërdrejtë Kuvendit dhe nuk janë në kuadër të ministrive”, tha Kurti. /rtk/


