
Qeveria merr vendim për pagesën e specializanteve lehona edhe gjatë muajve shtesë pas pushimit të lehonisë
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka theksuar se në vazhdim të politikave mbështetëse për profesionistët shëndetësorë, Qeveria ka marrë vendim për pagesën e specializanteve lehona edhe gjatë muajve shtesë pas pushimit të lehonisë, të nevojshëm për përfundimin e specializimit.
“Kjo pagesë po bëhet për herë të parë dhe, tani e tutje, do të zbatohet në vazhdimësi, pasi është e paraparë në Udhëzimin Administrativ për shkollim specialistik. Ky vendim siguron që lehonia të mos jetë pengesë për përmbylljen e specializimit”.
“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, shpreh mirënjohjen për të gjithë profesionistët shëndetësorë që çdo ditë janë në shërbim të qytetarëve tanë”, ka shkruar Vitia në ‘Facebook’.


