
Tre të lënduar në Prishtinë, dy prej tyre të plagosur me armë zjarri
Tre persona kanë mbetur të lënduar mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Papa Gjon Pali” në Prishtinë, pas një përleshjeje mes disa personave. Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se dy prej tyre janë plagosur me armë zjarri.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Rreth orës 20:00, Policia ka pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave në rrugën ‘Papa Gjon Pali’ në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare tre persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht, njësitet relevante policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit”, ka deklaruar Pllana.

