Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për të dyshuarin për vrasje të rëndë

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për të dyshuarin për vrasje të rëndë

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj E.B., i dyshuar për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 10 gusht 2025, rreth orës 20:30, në lagjen “Tusuz” të Prizrenit. Pas një mosmarrëveshjeje paraprake dhe duke shfrytëzuar besimin e viktimës H.Sh., i dyshuari E.B. dyshohet se e ka goditur atë me thikë, pasi fillimisht kishin nxitur qentë e tyre në një përleshje. Viktima është dërguar në QKUK në Prishtinë, ku ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Përveç akuzës për vrasje të rëndë, E.B. ngarkohet edhe për mbajtje të paautorizuar të armës. Prokuroria ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftën kundër kriminalitetit dhe forcimin e sundimit të ligjit, raporton rtk.

Share This