Kurti premton projekte strategjike dhe mbështetje për profesionistët publik

Kurti premton projekte strategjike dhe mbështetje për profesionistët publik

Lëvizja Vetëvendosje sot e vazhdoi fushatën zgjedhore në Komunën e Mitrovicës, ku kandidati për kryeministër, Albin Kurti, zhvilloi një tubim elektoral me mësimdhënës, punëtorë të shëndetësisë publike dhe profesionistë të tjerë.

Kurti deklaroi se arsimi dhe shëndetësia mbeten prioritete të qeverisjes së tij derisa foli edhe për minierën e Trepçës, duke shpjeguar se pritet të arrihet një marrëveshje për bashkëpunim strategjik me një shtet të fuqishëm ndërkombëtar, për hulumtimin e pasurive nëntokësore të Kosovës.

Ai u zotua se në mandatin e ardhshëm do t’i rrisë shtesat për fëmijë, mbështetjen për nënat lehona, si dhe do të sigurojë pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka zhvilluar një tubim elektoral me mësimdhënës, punëtorë të shëndetësisë publike dhe profesionistë të tjerë nga qyteti i Mitrovicës.

Duke u shprehur i bindur në fitore, Kurti deklaroi se arsimi dhe shëndetësia mbeten prioritete të qeverisjes së tij. Ai u zotua për përmirësimin e kushteve të punës, mbështetje të vazhdueshme për profesionistët e këtyre sektorëve, e poashtu për rritjen e buxhetit të vendit, raporton rtk.

Kurti ka folur gjithashtu edhe për minierën e Trepçës, duke shpjeguar se pritet të arrihet një marrëveshje për bashkëpunim strategjik me një shtet të fuqishëm ndërkombëtar, për hulumtimin e pasurive nëntokësore të Kosovës.

Po ashtu, Kurti është zotuar se në mandatin e ardhshëm do t’i rrisë shtesat për fëmijë, mbështetjen për nënat lehona, si dhe do të sigurojë pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik, në mënyrë që,sipas tij, secili qytetar që jeton në Kosovë ta ndiejë dorën e shtetit.

Share This