Portugezi Pinheiro drejton sfidën Bayern-PSG

Portugezi Pinheiro drejton sfidën Bayern-PSG

UEFA i ka besuar një emër me përvojë drejtimin e sfidës mes Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain, ndeshje që pritet të përcaktojë finalistin e Ligës së Kampionëve për sezonin 2025/26.

Arbitri portugez Joao Pinheiro do të jetë gjyqtari kryesor i këtij dueli të shumëpritur. 38-vjeçari nga Vila Nova de Famalicao vjen me eksperiencë të konsiderueshme në arenën ndërkombëtare dhe me precedentë pozitivë për skuadrën bavareze.

Pinheiro ka drejtuar më herët dy ndeshje të Bayern Munich, të dyja të fituara nga gjermanët: ndaj PSV Eindhoven (2-1) në sezonin 2025/26 dhe përballë SK Slovan Bratislava (3-1) në edicionin 2024/25.

Gjithashtu, ai ka qenë arbitër në finalen e Superkupës së Evropës të sezonit 2025/26, ku Paris Saint-Germain triumfoi ndaj Tottenham Hotspur pas ekzekutimit të penalltive.

Gjatë këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, Pinheiro ka gjykuar shtatë ndeshje. Një nga përballjet më të diskutuara ka qenë ajo mes Juventus dhe Galatasaray, ku ai akordoi gjashtë kartonë të verdhë dhe një të kuq, duke u bërë një nga ndeshjet më intensive nga ana disiplinore.

Share This