Pas barazimit me Austrinë, Kosova rikthehet në vazon e dytë për ‘Euro 2028’

Pas barazimit me Austrinë, Kosova rikthehet në vazon e dytë për ‘Euro 2028’

Kombëtarja e Kosovës, sipas projeksionit të fundit të publikuar pas ndeshjeve të fundit, aktualisht do të renditej në vazon e dytë për shortin kualifikues të Kampionatit Evropian “Euro 2028”.

“Dardanët” morën një pikë të rëndësishme në shtëpi ndaj Austrisë, ndërsa Irlanda nuk arriti të përfitonte, pasi u ndal nga Izraeli.

Pas këtyre rezultateve, “Football Meets Data” ka publikuar projeksionin e fundit për vazot e shortit, ku Kosova pozicionohet në vazon e dytë.

Në anën tjetër, Shqipëria aktualisht renditet në vazon e katërt, çka lë të hapur mundësinë që Kosova dhe Shqipëria të përfundojnë në të njëjtin grup kualifikues për “Euro 2028”.

Megjithatë, kjo renditje nuk është përfundimtare. Pozita e Kosovës mund të ndryshojë pas dy ndeshjeve të fundit të fazës së grupeve, të cilat zhvillohen në muajin nëntor.

Për ta ruajtur vendin në vazon e dytë, Kosovës i nevojitet të paktën vendi i dytë në grup.

“Dardanët” më 11 nëntor do ta presin Izraelin në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa vetëm tri ditë më vonë do të udhëtojnë drejt Dublinit, ku do të përballen me Irlandën.

Këto dy ndeshje pritet të jenë vendimtare jo vetëm për renditjen përfundimtare të Kosovës në grup, por edhe për pozicionimin e saj në shortin kualifikues për Kampionatin Evropian 2028.

Share This