
Një grua gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj në Leshan të Suharekës
Një grua është gjetur pa shenja jete të mërkurën në mëngjes në shtëpinë e saj, në fshatin Leshan të Suharekës. Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, toger Shaqir Bytyqi.
Ai ka bërë të ditur se Policia është njoftuar për rastin rreth orës 07:00 nga mjeku kujdestar i QKMF-së në Suharekë, i cili ndodhej në vendin e ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve dhe ekspertët mjekoligjorë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, raporton rtk.
Në konsultim me prokurorin kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.
Policia, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, është duke ndërmarrë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

