Sipas burimeve, të cituara nga CNN, ndërhyrja ka prekur një sistem që agjencitë amerikane përdorin për mbledhjen dhe analizimin e inteligjencës me burim të hapur.
Megjithatë, zyrtarët amerikanë kanë theksuar se informacionet e klasifikuara nuk janë komprometuar dhe se sistemet kritike të inteligjencës kanë vijuar funksionimin normal.
“Nuk ka pasur ndërprerje në kapacitetet kritike apo sistemet e klasifikuara”, deklaroi një zyrtar i ODNI për CNN.
Deri më tani, nuk është bërë e ditur se kur ka ndodhur sulmi, sa të dhëna mund të jenë prekur apo nëse ndërhyrja është neutralizuar plotësisht.
Incidenti vjen në një periudhë shqetësimesh në rritje për sigurinë kibernetike të institucioneve amerikane. Vetëm ditët e fundit, FBI është përballur me një tjetër ndërhyrje të dyshuar në bazën kombëtare të të dhënave kriminale. Paralelisht, një sërë problemesh teknologjike kanë prekur edhe sektorin privat dhe infrastrukturën kritike amerikane, përfshirë bankat, sistemet e kontrollit të trafikut ajror dhe shërbimet e Microsoft. /rtsh/


