Pesë raste të dhunës në familje raportohen për një ditë në Polici

Pesë raste të dhunës në familje raportohen për një ditë në Polici

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici brenda 24 orëve, e ku në njërin rast që ka ndodhur në Gjakovë është në kërkim policor.

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë/ 02.02.2026  Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, nën dyshimin se ka ushtuar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

·         Klinë/ 03.02.2026 – 17:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Si pasojë e sulmit viktima  ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

·         Pejë/ 03.02.2026 – 14:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

·         Gjakovë /03.02.2026-10:30. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin për kryerje të veprës penale të lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

·         Gjakovë/ 03.02.2026 – 17:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin i dyshuari ndodhet në kërkim policor.

Share This