Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Izraeli nis sulmin ndaj Iranit, shpërthime në Teheran

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Izraeli nis sulmin ndaj Iranit, shpërthime në Teheran

Izraeli ka nisur një sulm ndaj Iranit këtë të shtunë, të cilësuar si “sulm parandalues”. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, bëri njoftimin duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin, për shkak të pritjes së një kundërpërgjigje nga Irani me dronë dhe raketa balistike.

Mediat shtetërore iraniane raportuan shpërthime në disa zona të Teheranit, përfshirë sheshet Jomhouri dhe Hassan Abad.

Autoritetet e të dy vendeve kanë mbyllur hapësirat ajrore për fluturimet civile, ndërsa sirenat e alarmit janë dëgjuar në disa rajone të Izraelit, duke paralajmëruar për mundësi hakmarrjeje me raketa.

Raportime nga mediat amerikane dhe izraelite sugjerojnë se operacioni është koordinuar me Shtetet e Bashkuara, megjithëse nuk ka ende konfirmim zyrtar. /rtsh/

Share This