
Shqipëri, parashikimi i motit
Këtë të shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti pritet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në mesditë dhe pasdite do të shfaqen vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s.
Valëzimi në det pritet të jetë i qetë, me valëzim të forcës 1 ballë. /rtsh/


