Përmbysje në “Allianz Arena”, Bayerni mposht Sportingun dhe ‘vulos’ kualifikimin direkt

Përmbysje në “Allianz Arena”, Bayerni mposht Sportingun dhe ‘vulos’ kualifikimin direkt

Bayern Munich ka marrë një fitore të rëndësishme në Champions, duke mundur 3-1 Sportingun e Lisbonës në shtëpi.

Takimi i luajtur në “Allianz Arena” prodhoi emocione në pjesën e dytë, aty ku u shënuan të katërt golat.

Të parët që kaluan në avantazh ishin portugezët në minutën e 54’ falë një autogoli të Kimmich, por pas 8 minutash, Gnabry rivendosi baraspeshën.

Në të 69’, Karl realizoi golin e përmbysjes dhe në të 77’, Jonathan Tah vulosi fitoren e bavarezëve.

Më këto tre pikë, Bayerni i afrohet kualifikimit direkt në Top 8-she me 15 pikë të grumbulluara në 6 ndeshje. /tch/

Share This