Për herë të parë trupat izraelite nisin sulmin tokësor në Deir al-Balah

Për herë të parë trupat izraelite nisin sulmin tokësor në Deir al-Balah

Izraeli ka nisur një sulm tokësor dhe ajror në qytetin Deir al-Balah në Gazën qendrore, ku nuk kishte nisur asnjëherë më parë një sulm tokësor, sipas BBC.

Zona është e mbushur me mijëra njerëz të zhvendosur nga Gaza jugore – supozohet gjithashtu se pengje izraelite po mbahen atje

Operacioni izraelit filloi sot herët dhe gazetarët vendas i thanë BBC-së se tanket dhe automjetet ushtarake u futën në qytet, nën një artileri të rëndë dhe mbulim ajror.

Sulmet ajrore izraelite në pjesë të tjera të Gazës vazhdojnë.

Ndërkohë, një mjek vendas dhe zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga Hamasi, thanë se 19 persona kanë vdekur nga uria në 24 orët e fundit në Gaza.

Izraeli nuk lejon BBC-në dhe mediat e tjera ndërkombëtare në Gaza të raportojnë lirisht. /atsh/

Share This