Osmani ngushëllon familjet e tre bashkatdhetarëve të vdekur në Vjenë

Osmani ngushëllon familjet e tre bashkatdhetarëve të vdekur në Vjenë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen tragjike të tre shtetasve të Kosovës, Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj, në aksidentin e rëndë në një kantier ndërtimi në Vjenë.

“Kjo tragjedi e rëndë, që ua ndërpreu jetën teksa punonin për të siguruar jetesën, ka lënë një dhimbje të thellë jo vetëm te familjet e tyre, por te të gjithë ne”, ka shkruar Osmani.

Presidentja ka përcjellë ngushëllime për familjarët, miqtë dhe të afërmit e viktimave dhe ka bërë thirrje që kujtimi i tyre të mbetet i përhershëm.

“Ndajmë dhimbjen me familjet dhe lutemi që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë. I përhershëm qoftë kujtimi për Pajtim Bajramin, Asllan Musliun dhe Istref Zekajn!”, shkruan Osmani në Facebook.

Share This