
Osmani, bisedë e përzemërt me presidentin Trump për vlerat e lirisë e paqes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim të gjatë dhe përmbajtësor me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Në një postim në platformën X, Osmani ka deklaruar se takimi i planifikuar si protokollar është shndërruar në një bisedë të thellë, me theks të veçantë mbi rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së në Kosovë dhe rajon.
“Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe!”, ka shkruar presidentja Osmani, raporton rtk.
Ajo theksoi se miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm i shtetit të Kosovës, duke shtuar:
“Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë.”


