
OKB: 1.760 palestinezë të vrarë në Gazë teksa kërkonin ndihma humanitare që nga fundi i majit
Zyra për të Drejtat e Njeriut e OKB-së ka bërë të ditur se nga 27 maji deri më 13 gusht, të paktën 1.760 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës teksa po përpiqeshin të merrnin ndihma humanitare.
Sipas raportit, 994 u vranë pranë qendrave të Fondacionit Humanitar për Gazën, ndërsa 766 përgjatë rrugëve të kamionëve me ndihma. Shumica e vrasjeve u kryen nga ushtria izraelite.
Përditësimi vjen pasi të premten u raportua për 23 të vrarë, përfshirë 12 persona që po prisnin ndihma. Lufta në Gazë ka vrarë mbi 61 mijë palestinezë që nga tetori 2023, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi.


