
Numërohet votat e para në Prishtinë, KQZ publikon rezultatet për secilin kandidat: Rama i pari
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të para, ndërsa s’ka shumë që ka nisur numërimi i votave.
Në Prishtinë, nga 0,75% të votave të numëruara, Përparim Rama i LDK-së prin me 34,30%.
I dyti, aktualisht, është Hajrulla Çeku i LVV-së me 32,13%.
Uran Ismaili i PDK-së është i treti me 29,96%.


