Kurti lajmërohet në ‘Facebook’, bën thirrje të ruhet vota

Kurti lajmërohet në ‘Facebook’, bën thirrje të ruhet vota

Kryetari i LV-së, Albin Kurti, ka thënë se sot, me qetësi e maturi, qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe njëherë kulturën demokratike duke kaluar ditën e zgjedhjeve lokale me dinjitet e përgjegjësi.

“Falënderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kandidatët tanë nëpër komuna. Ky besim është forca jonë për të vazhduar me punë e përkushtim përpara”.

“Por, tash është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve, të cilët jo vetëm i numërojnë votat, por edhe i ruajnë ato dhe vullnetin e shprehur të qytetarëve”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Share This