
Numërohen mbi 55% e votave për kandidatë, Kurti mbetet më i votuari
Në Qendrat Komunale të Numërimit janë procesuar votat për kandidatët në 1,378 nga 2,498 vendvotime, ose mbi 55 për qind të totalit. Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje prin me rreth 43 për qind të votave, pasuar nga PDK-ja me 21 për qind, LDK-ja me afro 18 për qind dhe Aleanca me 7 për qind.
Bazuar në këto rezultate dhe sipas formulës D’Hondt, LVV-ja pritet të sigurojë 48 deputetë, PDK-ja 24, LDK-ja 20 dhe Aleanca 8 deputetë.
Në numërim ende nuk janë përfshirë votat e diasporës, të cilat tejkalojnë 100 mijë.
Në garën për kandidatë, më i votuari deri tani është Albin Kurti me 130,818 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 102,908 vota.
Te PDK-ja prin Bedri Hamza, ndërsa te LDK-ja më e votuara rezulton Vjosa Osmani.
Në Aleancë, kandidati më i votuar është Ardian Gjini, raporton rtk.
10 kandidatët më të votuar në LVV:
Albin Kurti – 130,818 vota
Glauk Konjufca – 102,908
Albulena Haxhiu – 59,591
Hekuran Murati – 51,738
Donika Gërvalla – 48,061
Xhelal Sveçla – 39,046
Avni Dehari – 35,582
Mimoza Kusari-Lila – 33,403
Hajrulla Çeku – 32,995
Ejup Maqedonci – 29,330
10 kandidatët më të votuar në PDK:
Bedri Hamza – 64,092 vota
Përparim Gruda – 39,993
Arian Tahiri – 34,885
Uran Ismaili – 31,531
Vlora Çitaku – 21,757
Sala Jashari – 21,667
Ganimete Musliu – 16,793
Arben Mustafa – 15,416
Enver Hoxhaj – 14,886
Mërgim Lushtaku – 14,758
10 kandidatët më të votuar në LDK:
Vjosa Osmani – 42,525 vota
Lumir Abdixhiku – 38,502
Doarsa Kica-Xhelili – 30,033
Hykmete Bajrami – 23,780
Avdullah Hoti – 21,761
Ukë Rugova – 18,238
Kujtim Shala – 17,887
Anton Quni – 14,360
Armend Zemaj – 13,055
Lutfi Haziri – 13,040
10 kandidatët më të votuar në Aleancë:
Ardian Gjini – 21,843 vota
Ramush Haradinaj – 19,587
Daut Haradinaj – 14,947
Besnik Tahiri – 13,062
Bekë Berisha – 10,623
Burim Ramadani – 9,755
Time Kadrijaj – 9,316
Agim Çeku – 8,347
Arbër Tolaj – 7,715
Albana Bytyqi – 5,434
Rezultatet mbeten preliminare dhe pritet të ndryshojnë pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave, përfshirë ato nga diaspora.

