Një i vdekur nga aksidenti mes kamionit dhe veturës në Drenas

Një i vdekur nga aksidenti mes kamionit dhe veturës në Drenas

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Baincë të Drenasit.

Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 09:40 dhe në të janë përfshirë dy automjete, një kamion dhe një veturë.

“Si pasojë e përplasjes, një person (mashkull) ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.

Ajo shtoi se njësitet e trafikut rajonal janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të aksidentit.

Share This