
Faton Peci pas koalicionit PDK–LDK në Mitrovicë: Mitrovica ka tregu që nuk thyhet
Pas arritjes së marrëveshjes për koalicion mes PDK-së dhe LDK-së në Mitrovicë, ka reaguar kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, shkruan Rekordi.net.
Peci, i cili garon për kryetar të kësaj komune, ka thënë se qytetarët e Mitrovicës kanë dëshmuar që nuk dorëzohen lehtë.
“Mitrovica ka tregu që nuk thyhet”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Në balotazhin për Mitrovicën përballen Arian Tahiri nga PDK dhe Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa ky koalicion pritet të ndikojë në dinamiken e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. /Rekordi.net

