
Hamza: Kryeministri ta formalizojë iniciativën për presidentin
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që ta formalizojë me letër zyrtare iniciativën për çështjen e presidentit.
Nga PDK bëjnë të ditur se pas këtij hapi, çështja do të shqyrtohet në organet e partisë, për të dalë më pas me një qëndrim përfundimtar.
Sipas tyre, çdo zhvillim i mëtejmë do të trajtohet në përputhje me procedurat e brendshme të subjektit.


