Nga Yamal te CR7, paradë yjesh në Dubai për Globe Soccer Awards

Nga Yamal te CR7, paradë yjesh në Dubai për Globe Soccer Awards

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Globe Soccer Awards, ngjarja përmbyllëse e kalendarit të vitit 2025 të çmimeve globale të futbollit, do të zhvillohet të dielën në mbrëmje në Dubai. Yje të tillë si Ousmane Dembélé, Lamine Yamal dhe Cristiano Ronaldo do të jenë të pranishëm. Ndër veçoritë e reja të edicionit të 16-të, i cili theu rekordin e votimit të vitit 2024, me tifozë nga e gjithë bota që morën pjesë, është kategoria “Best mental coach”, një çmim i krijuar për të hedhur dritë mbi një profesion që është bërë thelbësor.

Duke parë kategoritë e zakonshme, për titullin e Lojtarit më të Mirë për Meshkuj do të konkurrojnë yjet e PSG-së, Ousmane Dembélé dhe Vitinha, nënshkrimi i ri i Real Madridit, Kylian Mbappé, dhe dyshja e Barcelonës, Raphinha dhe Lamine Yamal. Për titullin e Lojtares më të Mirë për Femra, Aitana Bonmatí synon një “hat-trick”, duke u përballur me Mariona Caldentey, Melchie Dumornay, Alexia Putellas dhe Alessia Russo.

Pë trajnerin më të mirë është një garë e fortë, me Luis Enriquen kundër Xabi Alonso, Mikel Arteta, Enzo Maresca dhe Hansi Flick.

Share This