Nënshkruhet memorandumi për rregullimin e rrugës së Uglarit, investim prej 1.1 milion euro

Nënshkruhet memorandumi për rregullimin e rrugës së Uglarit, investim prej 1.1 milion euro

Sot është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës, Komunës së Fushë-Kosovës dhe Komunës së Graçanicës për realizimin e projektit të rregullimit të rrugës së Uglarit, përkatësisht segmentit rrugor “Agron Rrahmani”.

Projekti, me gjatësi prej 2.9 kilometrash dhe vlerë investimi prej 1.1 milion euro, synon të zgjidhë një problem shumëvjeçar të banorëve të kësaj zone, duke përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe duke lehtësuar qarkullimin e qytetarëve.

Sipas palëve nënshkruese, falë bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë ndërinstitucional, procedurat për realizimin e projektit do të nisin së shpejti, me qëllim që punimet të fillojnë sa më parë.

Rregullimi i kësaj rruge pritet të krijojë kushte më të mira për banorët dhe bizneset që operojnë në zonë, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe lokal.

Ky investim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës dhe përmirësimit të cilësisë së jetës për qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës.

Share This