
Moti sot me diell dhe vranësira të pakta
Mbi vendin tonë të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20 deri në 22 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Kjo javë parashihet të jetë me kushte relativisht stabile.


