
Moti në Shqipëri i kthjellët, pak erë dhe det i qetë
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Vranësira të pakta dhe kalimtare do të shfaqen në zonat jugore vetëm në orët e mesditës, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të shijojë një ditë me diell dhe kushte të mira meteorologjike.
Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndim – verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në zonat bregdetare dhe luginore, ajo pritet të forcohet lehtë, duke arritur shpejtësi 7–15 m/s.
Sa i përket detit, valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 3 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim dhe aktivitete detare.


