
Moti me diell dhe temperatura të larta
Sipas parashikimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sot pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta.
Temperaturat minimale pritet të sillen nga 8 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë vlerat ndërmjet 27 dhe 30 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi të lehtë prej 1 deri në 4 metra për sekondë.


