MISISIPI/Vdekjet e foshnjave alarmojnë autoritetet, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

MISISIPI/Vdekjet e foshnjave alarmojnë autoritetet, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Departamenti i Shëndetësisë i Shtetit Misisipi ka shpallur një gjendje emergjente shëndetësore publike në përgjigje të rritjes së shkallës së vdekshmërisë së foshnjave në shtetin amerikan.

Të dhënat nga viti 2024 tregojnë se shkalla e përgjithshme e vdekshmërisë së foshnjave në Misisipi është rritur në 9.7 vdekje për 1 lindje të gjalla, shifër më e lartë në më shumë se një dekadë.

Që nga vitit 2014, gjithsej 3.527 foshnje kanë vdekur para se të mbushin ditëlindjen e tyre të parë.

Zyrtari i Shëndetit të Shtetit, Dr. Dan Edney, tha se shumë familje të Misisipit po i humbasin foshnjat e tyre para ditëlindjes së tyre të parë.

“Çdo humbje e vetme e foshnjës përfaqëson një familje të shkatërruar, një komunitet të prekur dhe një të ardhme të shkurtuar”, tha Edney.

Sipas departamentit të shëndetësisë, vdekjet e foshnjave në Misisipi shkaktohen më shpesh nga keqformimet kongjenitale, lindja e parakohshme, pesha e ulët e lindjes dhe Sindroma e Vdekjes së Papritur të Foshnjave. /atsh/

Share This