Kane, makineri golash, shifra të frikshme në Bundesligë

Kane, makineri golash, shifra të frikshme në Bundesligë

Sulmuesi anglez Harry Kane po vazhdon të dëshmojë se është një garanci absolute për Bayern Munich.

Anglez, i transferuar dy vite më parë për 100 milionë euro, po i shpërblen më së miri bavarezët me gola pa fund.

Mbrëmjen e kaluar, në sfidën e parë të sezonit të ri të Bundesligës ndaj Leipzig, Kane shkëlqeu me një tripletë duke marrë me vete topin e ndeshjes për të tetën herë që kur mban veshur fanellën e Bayern-it.

Që nga transferimi i tij, Kane ka shënuar plot 65 gola në 64 ndeshje të Bundesligës, një mesatare që tregon qartë dominimin e tij. Performanca e anglezit dhe loja e Bayern-it kanë dhënë një mesazh të fortë për rivalët, të cilët duket sikur e kanë nisur sezonin tashmë “të dorëzuar”.

Pas ndeshjes, trajneri Vincent Kompany pranoi se u befasua nga paraqitja e Kane.

“Për të qenë i sinqertë, as që e vura re se Kane kishte shënuar tre gola. Nuk e di si mundet të shënojë kaq shumë gola,” tha ai.

Share This