Milan ‘blindon’ Pulisic, gati kontrata e re

Milan ‘blindon’ Pulisic, gati kontrata e re

Paraqitjet mbresëlënëse të Christian Pulisic dhe kontributi i tij me gola vendimtarë kanë bindur drejtuesit e Milanit të nisin menjëherë procedurat për rinovimin e kontratës.

Klubi kuqezi po punon për një akord afatgjatë, që do ta lidhë yllin amerikan me “San Siron” deri në vitin 2030.

Aktualisht, Pulisic ka kontratë me Milanin deri më 30 qershor 2027, ndërsa klubi ka edhe opsion për ta zgjatur deri në 2028. Por, pas rastit të Mike Maignan—ku bisedimet duken se u drejtuan mirë dhe më pas u ndalën—drejtuesit e Milanit këtë herë duan të veprojnë shpejt dhe pa rreziqe.

Sipas medieve italiane, Igli Tare ka marrë përsipër detyrën për të bindur lojtarin të firmosë deri në vitin 2030. Pulisic kërkon një rritje page nga 4 në 5 milionë euro, shifër që konsiderohet e arsyeshme dhe brenda pritshmërive të klubit.

Të gjitha palët shihen optimiste për një marrëveshje të afërt, ndërsa firma mund të vijë në fillim të vitit të ardhshëm. Pulisic gjithmonë ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Milano dhe ndihet mjaft komod në Busto Arsizio, ku jeton larg zhurmës së qytetit.

Me këtë hap, Milani synon të sigurojë të ardhmen e një prej lojtarëve më vendimtarë të këtij sezoni.

Share This