Prishtina diskuton me Izraelin për sigurinë dhe gatishmërinë për Lojërat Mesdhetare 2030

Prishtina diskuton me Izraelin për sigurinë dhe gatishmërinë për Lojërat Mesdhetare 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se në Odën e Kryeqytetit është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit me Izraelin në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Rama ka treguar se në takimin me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, dhe delegacionin e ekspertëve izraelitë, vëmendje e veçantë i është kushtuar sigurisë, gatishmërisë operacionale, menaxhimit të emergjencave dhe forcimit të reziliencës.

Sipas Ramës, gjatë takimit është diskutuar edhe për përdorimin e të dhënave dhe inteligjencës artificiale në organizimin dhe menaxhimin e ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare.

“Kryeqyteti vlerëson dhe mirëpret çdo bashkëpunim ndërkombëtar që sjell dije, përvojë dhe mundësi të reja për zhvillim, të ndërtuar mbi respektin e ndërsjellë dhe partneritetin e sinqertë”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.

Share This