Real Madrid në sulm për super talentin e Bayern Munich

Real Madrid në sulm për super talentin e Bayern Munich

Real Madrid raportohet se është i interesuar për mesfushorin e ri të Bayern Munich, Lennart Karl, transmeton Rekordi.net.

17 vjeç, i cili vlerësohet lart nga klubet evropiane tashmë sipas Fussball Transfers është futur në ‘radarin’ e gjigantit spanjoll.

Megjithatë, Bayern nuk ka ndërmend të ndahet me Karl, i cili shihet si zëvendësuesi i Michael Olise për sezonin e ri.

Mesfushori i krahut të majtë javën e kaluar shënoi gol në fitoren miqësore të Bayern ndaj Tottenhamit.

Aktualisht, bavarezët janë në bisedime me lojtarin për një kontratë të re, ndërsa marrëveshja e tij aktuale skadon në vitin 2026.

Ndryshe, talenti i kampionëve në fuqi të Gjermanisë, kërkohet edhe nga gjiganti holandez, Ajax. /Rekordi.net

Share This