
Mbyllet ndeshja, s’ka fitues në ‘Fadil Vokrri’
Drita nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim ndaj Omonia-s.
Kampionia e Kosovës dhe skuadra qipriotë u ndeshen sonte në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, sfidë që u mbyll baras 1-1.
Pjesëloja e parë prodhoi një duel interesant, derisa ishte Arb Manaj, i cili në minutën e 12-të zhbllokojë lojën duke kaluar Dritën në epërsi prej 1-0.
Mirëpo, skuadra qipriote në finish të 45-minutëshit të parë ia doli përmes Masouras (45+1’), të rikthehet në lojë duke barazuar rezultatin në 1-1.
Fillimi fraksionit të dytë i takoi Dritës, e cila e kërkonte golin e epërsisë, por tentimet e gjilanasve nuk rezultuan me gol.
Ndërkaq, finish të kësaj sfidë ishte skuadra qipriote që bëri presion më të madh në drejtim të portës së Dritës, megjithatë, kjo sfidë joshëse u mbyll baras 1-1.
Ky është barazimi i dytë i skuadrës sonë pas barazimit me Kups në ndeshjen e parë.
Drita ka dy pikë dhe renditet e e 22-ta në Ligën e Konferencës, kurse, Omonia ka vetëm një pikë në vendin e 24-të.


