Ndryshimet në kalendarin e ri të FIFA-s për kombëtaret

Ndryshimet në kalendarin e ri të FIFA-s për kombëtaret

Më pak udhëtime për lojtarët dhe më shumë ditë në dispozicion për trajnerët që të punojnë me të grumbulluarit e tyre.

Ndryshimet në kalendar të bëra nga FIFA, të cilat do të marrin jetë në 2026-ën dhe që do të zgjasin të paktën për katër vite, janë bërë duke menduar në këto dy drejtime.

FIFA ka bërë me dije se ndeshjet e Kombëtareve të shtatorit dhe tetorit do të luhen të gjitha së bashku brenda tre javësh (21 shtator-10 tetor).

Ky ndryshim i bërë nga FIFA do të jetë në fuqi për të paktën deri në 2030.

Share This