
Zyrtare: Messi rinovon me Inter Miamin deri në vitin 2028
Klubi amerikan Inter Miami përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale të klubit, ka konfirmuar sot zgjatjen e kontratës së Lionel Messit deri në vitin 2028,
Marrëveshja e mëparshme e yllit argjentinas skadonte në fund të këtij viti, por klubi amerikan ka arritur akordin për ta mbajtur kapitenin edhe për tri sezone të tjera.
Që nga bashkimi me Inter Miamin, Messi ka qenë figura kyçe e skuadrës, me 82 paraqitje, 71 gola dhe 37 asiste, duke udhëhequr ekipin drejt suksesit në arenën amerikane.
Së fundmi qarkulluan spekulime për një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite, por duket se 38-vjeçari ka vendosur ta përfundojë karrierën e tij në MLS, aty ku ka gjetur stabilitet dhe dashurinë e tifozëve amerikanë.
Ky rinovim forcon më tej projektin ambicioz të Inter Miamit, që synon të mbetet një nga skuadrat më të mëdha dhe më të ndjekura në futbollin amerikan.


