Mbi 1000 të vdekur pas përmbytjeve shkatërruese në Indonezi, Sri Lanka, Malajzi dhe Tajlandë

Mbi 1000 të vdekur pas përmbytjeve shkatërruese në Indonezi, Sri Lanka, Malajzi dhe Tajlandë

Sri Lanka dhe Indonezia kanë dislokuar ushtritë e tyre për të ndihmuar viktimat e përmbytjeve që kanë vrarë më shumë se 1,000 njerëz në Indonezi, Sri Lanka, Tajlandë dhe Malajzi në ditët e fundit, sipas “The Guardian”.

Miliona banorë janë prekur nga një kombinim i cikloneve tropikale dhe shirave të rrëmbyeshëm, me përmbytjet pasuese që kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 502 personave në Indonezi, 355 në Sri Lanka dhe 170 në Tajlandë.  Tre vdekje janë raportuar në Malajzi.

Humbjet dhe dëmet më të rënda janë regjistruar në Sri Lanka – që nga cunami i vitit 2004 që shkaktoi vdekjen e rreth 31 000 personave dhe la më shumë se një milion të tjerë të pastrehë, ndërsa për Indonezinë, kjo është ngjarja më vdekjeprurëse që nga tërmeti i vitit 2018 dhe cunami pasues që vrau më shumë se 2 000 njerëz në Sulawesi. /atsh/

Share This