Martinez bën heroin, Man United fiton me mund ndaj Fulhamit

Manchester Unitedi ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Fulhami, në kuadër të xhiros së 23-të në Premierligë.

“Djajtë e Kuq” arkëtuan pikët e plota me rezultat minimal 0:1, sfidë që ishte e baraspeshuar nga fillimi.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi ngase asnjëra skuadër nuk i konkretizoi rastet. Fulham ishte më e rrezikshme, derisa mysafirët dëshpëruan duke mos pasur edhe një goditje në portën kundërshtare.

Rasti i parë i rrezikshëm për Unitedin ishte përmes mesfushorit Bruno Fernandes, që për pak sa nuk realizoi nga gjuajtja e lirë.

Heroi i Unitedit doli të jetë Lisandro Martinez që shënoi një supergol nga distanca, ku u devijua nga kundërshtari dhe përfundoi rbenda rrjetës së Lenos (78’).

Në fakt, “Djajtë e Kuq” realizuan edhe përmes Amad Diallo, mirëpo që u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Me këtë fitore, Unitedi ngjitët në pozitën e 12-të me 29 pikë ndërsa Fulham qëndron në vendin e 10-të me 33 sosh.

Share This